Real gjunjëzohet me 10 futbollistë

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 18:20 | Futboll
Real gjunjëzohet me 10 futbollistë

Real Madrid luajti për 82 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Militaos, dhe u përmbys nga Levante.

Madrilenët, pak minuta pas mbetjes me 10 lojtarë, kaluan në avantazh me Asension, por miqtë përmbysën gjithçka me golat e Morales (32’) dhe Roger (78’).

Me këtë humbje, Real praktikisht dorëzohet në luftën për titull, pasi e sheh veten 7 pikë larg Atletico Madrid, me bardhekuqtë që kanë dy ndeshje më pak.

Ndërkohë, madrilenët rrezikojnë të parakalohen në renditje nga Sevilla, që ka 1 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, dhe të barazohen nga Barcelona, nëse katalanasit fitojnë ndeshjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos