“Rally Albania”, 400 garues të huaj “bien në dashuri” me Shqipërinë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 12:31 | Sporte të tjera
“Rally Albania”, 400 garues të huaj “bien në

Në edicionin e tij të 19-të, Rally Albania, krahas shumë zonave në Shqipëri, ka zbarkuar edhe në fshatin turistik të Voskopojës.  

Afro 200 mjete sportive dhe 400 garues, shumica të huaj, tregojnë se ky terren është mjaft interesant nga ai që ata kanë provuar më parë në botë, ndërsa ajo që veçojnë është mikpritja e banorëve.

“Shqipëria është fantastike. Është hera e dytë që vij, me pëlqen shumë dhe gjithmonë kur të mundem do të rikthehem. Kjo garë është shumë e bukur, emocionuese, më pëlqejnë karakteristikat këtu që nuk i gjen shpesh, rrugët këtu janë të vështira, por kjo e bën garën më të bukur”, thotë njëri prej garuesve.

“Vijmë nga Anglia, për të thënë të vërtetën është garë e vështirë, por do të fitojmë. Më ka pëlqyer shumë, sidomos njerëzit, shumë mikpritës”, thotë një pilot anglez.

“Vij nga Italia, jemi lodhur, është hera e parë që vij këtu dhe zakonisht jam mësuar në Abu Dabi, nëpër rrugë me asfalt, por ky terreni është dashuri. Shqipëria dhe njerëzit janë më të mirët në botë”, shprehet një tjetër garues.

Përpos garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është promovimi turistik që i bëhet vendit dhe rritja e ekonomisë lokale.

Julinda Dhame, organizatore e këtij eventi, tregon se përtej garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është dhe promovimi turistik që i bëhet Shqipërisë dhe rritja ekonomike lokale.

Gjithçka në këtë edicion të “Rally Albania” do të finalizohet me një festë të madhe në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në datën 10 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos