Një ish-ushtarak i dërguari i Britanisë në Ballkan, ambasadori: Ka shumë forca që duan ta minojnë stabilitetin e rajonit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 21:12 | Politikë
Një ish-ushtarak i dërguari i Britanisë në Ballkan,

Sir Stuart Peach është caktuar si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Gabriel Escobar dhe Bashkimit Europian me Miroslav Lajçak, ne kemi një të dërguar të posaçëm nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Intervistë me Merita Haklaj, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, foli për këtë angazhim në rajon.

https://a2news.com/2021/12/10/liria-e-medias-ambasadori-britanik-disa-ceshtje-nuk-po-marrin-vemendjen-e-duhur/

Alastair King-Smith theksoi se ka shumë forca që duan ta minojnë këtë stabilitet të rajonit dhe Britania kërkon që të përforcojë stabilitetin.

“Besoj se e dini që Ballkani Perëndimor ka pasur gjithnjë rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar. Si kur ishim në BE, edhe tani që nuk jemi më. Ky emërim është pjesë e angazhimit të përforcuar të Mbretërisë së Bashkuar në rajon. Shohim që ka çështje me rëndësi, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për katër të gjitha vendet këtu. Stabiliteti rajonal është thelbësor, natyrisht. Ka shumë forca që duan ta minojnë këtë stabilitet të rajonit dhe duam të sigurohemi që po e luajmë rolin tonë sa më fort për ta përforcuar. I shohim me shqetësim zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë se si dialogu Kosovë-Serbi s'po përparon aq sa ç'do të donim. Do të donim të kishim një rol sa më të fortë. Ky është roli i të dërguarit të posaçëm. Stuart Peach ka shumë përvojë. Ka qenë në Kosovë. Ka një histori të gjatë në krye të qeverisë e ushtrisë”.

Por pse është zgjedhur Alastair King-Smith dhe a ka ndikuar e shkuara e tij si ushtarak? “Pikërisht, ka përvojë ushtarake, por në nivel të lartë vendimmarrës. Ka qenë pjesë e Këshillit të Sigurisë, si dhe mes krerëve të NATO-s. E ka vizituar rajonin, Shqipërinë. E pëlqen Shqipërinë dhe di që mezi pret ta vizitojë bashkë me vendet e tjera, së shpejti. Ky emërim është vetëm një pjesë e angazhimit tonë të përforcuar. Sekretari i Jashtëm është angazhuar personalisht në rajon. Kryeministri ka folur me kryeministrin tuaj. Ministrat e Jashtëm janë takuar së fundmi në Riga e Stokolm për takimet e NATO-s dhe të OSBE-së. Shpresoj të shohim rritje të angazhimeve në vitet e ardhshme”, u shpreh ambasadori britanik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/10/ambasadori-britanik-ne-a2-cnn-korrupsioni-duhet-luftuar-ne-shume-nivele-shqiperi-ka-ceshtje-specifike/
https://a2news.com/2021/12/10/investimet-britanike-ambasadori-alastair-king-smith-ka-shume-mundesi-ceshtja-e-tokes-problem/
https://a2news.com/2021/12/10/shqiptaret-ne-angli-ambasadori-shume-njerez-futen-ne-borxhe-te-medha-dhe-paguajne-permes-krimit/
https://a2news.com/2021/12/10/reformat-ne-shqiperi-ambasadori-britanik-do-te-nise-nje-program-i-ri-per-rendin-ligjor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos