Betejë firmash për Kuvendin, Bardhi: 5259 anëtarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 16:57 | Politikë
Betejë firmash për Kuvendin, Bardhi: 5259 anëtarë kanë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në një tjetër deklaratë për shtyp një ditë përpara Kuvendit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Bardhi akuzoi edhe njëherë organizatorët e “Foltores” dhe Berishën se nuk i kanë firmat e duhura për të thërritur Kuvendit dhe se kanë përdorur gjuhë përçarëse ndaj demokratëve.

Numri i dy i PD, i ulur pranë një grumbulli dosjesh pretendon se në Kuvendin e 18 dhjetorit që është thërritur nga Kryesia kanë konfirmuar pjesëmarrjen 5259 anëtarë, ndërsa 1146 anëtarë kanë refuzuar.

“Anëtarët e Kuvendit me përgjegjësi të plotë ndaj anëtarëve të PD kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e PD secili prej tyre ka nënshkruar një formular që konfirmon pjesëmarrjen në 18 dhjetor ora 11:00. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të kuvendit ose 69% e tyre.  1146 anëtarë të Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend duke refuzuar thirrjen e Kryesisë së Partisë”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/10/berisha-ftoj-lulzim-bashen-ne-kuvendin-e-11-dhjetorit-dikur-permbysnim-komunizmin-sot-permbysim-narkoshtetin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos