Berisha: Ftoj Lulzim Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit. Dikur përmbysnim komunizmin, sot përmbysim narkoshtetin

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 16:13 | Politikë
Berisha: Ftoj Lulzim Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit. Dikur

Sali Berisha ftoi edhe Lulzim Bashën në kuvendin kombëtar që do të organizohet të shtunën e 11 dhjetorit. Edhe pse e quajti kryetar vetëm në letër, Berisha tha se Basha dhe gjithë të tjerët që kanë qenë kundër kuvendit të 11 nëntorit, janë të mirëpritur dhe mund të luajnë rol në të ardhmen e Partisë.

Në një mesazh video për delegatët, Berisha e quajti mbledhjen një revolucion paqësor. “Dikur përmbysnim komunizmin, sot përmbysim narkoshtetin. E ftoj kryetarin në letër Lulzim Basha, në kuvend. Të rivendosim pluralizmin politik dhe rithemelojmë PD”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos