Pretendimi i Gazment Bardhit se 69% e delegatëve kanë firmosur për 18 dhjetorin, Gjata: Lojëra kalamajsh

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 19:52 | Politikë
Pretendimi i Gazment Bardhit se 69% e delegatëve kanë firmosur

Anëtari Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Çlirim Gjata reagoi në A2 CNN pas deklaratë së sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili pretendoi se Kuvendi i 11 dhjetorit nuk ka mbështetjen e delegatëve pas mbi 69% e tyre do të jenë pjesë e Kuvendit të 18 dhjetorit, të thërritur nga Kryesia.

Sipas Gjatës, drejtuesit aktual tentuan të gjitha mënyrat për të sfumuar Kuvendin e thërritur nga “Foltorja” dhe tashmë kanë kaluar në strategji të vogla ose ndryshe lojëra kalamajsh.

“Po hyjmë në pretendimin për ta kthyer këtë gjë në një shoë. Por më lejoni të them diçka. Me të vërtetë që iniciator ka qenë zoti Berisha duke thërritur “Foltoren”, por kuvendi është thirrur nga anëtarësia, sipas statutit, pasi Berisha nuk mund ta thërrasë i vetëm Kuvendin. Ne kemi 3 muaj që përgatitemi për Kuvendin dhe janë firmosur 4200 delegatë dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 5000 delegatë. Në fillim u akuzuam si Kongres antiamerikan, pastaj që kemi mbyllur në kasafortë një blof pasi nuk ka firma. Pastaj u kërkua që sillni njerëzit që të verifikojnë firmat pasi nuk mund të shfaqen publikisht. Filluan përpara shtëpisë të PD të gjitha degët të lexonin emrat e tyre. Vetëm deklarimin e emrit e kanë bërë deri tani mbi 60% e delegatëve të Kongresit. Dhe kjo nuk ndodhi për një ditë, ka një muaj e ca, deri sot që qe e fundit. Një ditë para Kongresit tonë del dhe thua kam dhe unë emra, këto janë strategji të vogla, lojëra kalamajsh”, tha Gjata në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos