Land Rover ka nxjerrë në treg makinën e re Defender e pajisur me një tendë mbi çati, e cila të lejon të ndalosh për të fjetur kudo që të keni dëshirë.
Me një çmim prej 45240 paund, duket se ka dalë në shitje pikërisht në një kohë ku për shkak të pandemisë së koronavirusit, njerëzit janë mosbesues për sigurinë nëpër hotele dhe shtëpi pushimi. Brenda tendës mund të flenë dy persona,
Shtesa e re i është bërë makinës në përpjekje për të rritur fitimet. Vitin e kaluar, Land Rover, në pronësi të korporatës indiane Tata, raportoi 501 milionë paund humbje në katërmujorin e fundit. Suksesi i Defender-it do të ndikojë shumë në shifrat e kompanisë. (A2 Televizion)