Lamborghini me ulje çmimi, por sërish “fluturon” në 325km/h

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 12:46 | Teknologji

Makina e re Huracan EVO RWD e prodhuar nga Lamborghini, është makina më e lirë në historinë e saj dhe sipas specialistëve është edhe më e këndshmja për t’u ngarë. Me një çmim bazë prej 208 mijë dollarësh, ajo mbetet sërish e shtrenjtë, por me një “ulje” çmimi shumë më të madhe krahasuar me makinën më të lirë të mëparshme Huracan, që shitet për rreth 260 mijë dollarë, apo modelin Avantador, që shitet për 420 mijë dollarë.

Arsyeja që makina është kaq e lirë për standardet e mjeteve luksoze e bën atë më të këndshme, nuk i ka të katërta rrotat aktive, por vetëm të pasmet. Dhe duke qenë se e gjithë fuqia shkon aty, atëherë kjo është pakësuar. Motori me 10 cilindra arrin në 601 kuaj fuqi, krahasuar me 631 kuaj fuqi që ka një Lamborghini “normale”.

Por me argëtimin e shtuar, duhet të rritet edhe kujdesi. Duke qenë se fuqia shkon e gjitha te rrotat e pasme, timoni është më i ndjeshëm, si në kohët e vjetra, çka i shkon përshtat fanatikëve të makinave sportive.

Me një peshë 1389 kg, Lambo “ekonomike” gjithsesi arrin të kapë një shpejtësi maksimale prej 325km/h, për të cilën konsumon karburant mesatarisht 13,8 litra / 100 km. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos