Angelina Jolie provoi një stil të ri jete falë koronavirusit, atë të qënit mama shtëpiake me kohë të plotë.
Aktorja duket se e ka shijuar izolimin pasi kjo periudhë e ka shkëputur nga puna, duke bërë që aktorja si rrallëherë ndër vite, të shijojë shoqërinë e 6 fëmijëve të saj.
Madje në një intervistë për prestigjozen “Vogue”, aktorja 45-vjeçare e ka krahasuar pandeminë Covid-19 me filmin “The one and only Ivan”.
Titulli është i njohur pasi është një novelë për fëmijë, shkruar nga Katherine Applegate, që rrëfen historinë e një gorille, që quhet Ivan dhe jeton në një kafaz në një qendër tregtare.
Jolie tha se pavarësisht gjithçkaje, pandemia i ka bërë njerëzit janë më humanë dhe kjo është diçka e bukur. (A2 Televizion)