“Një muaj i shpërdoruar”, Meta takon Pendarovskin, shpreh keqardhje për “30 qershorin”

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 09:47 | Politikë
“Një muaj i shpërdoruar”, Meta takon Pendarovskin, shpreh

Presidenti Meta u takua me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, thotë kreu i shtetit.

Më pas, Meta shpreh keqardhjen për një muaj të shpërdoruar kot, siç e quan ai, që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Meta shkruan se ishte kënaqësi të konstatonte vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos