
Dy institucionet shqiptare, Presidenca dhe Ministria e Jashtme nuk janë shfaqur të unifikuara në raport me pjesëmarrjen në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka udhëtuar drejt Bosnje Hercegovinës, për të marrë pjesë në samit teksa ministri i Jashtëm në detyrë, anuloi pjesëmarrjen në shenjë solidariteti me Kosovën.
Shkak ishte bërë trajtimi i pabarabartë i Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Kosova refuzoi ftesën. (A2 Televizion)