
Ekipet e kërkimit në Bejrut kanë rinisur kërkimet për të mbijetuar në rrënojat pranë portit të Bejrut, një muaj pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi vendin.
Kërkimet u rikthyen pasi disa sensorë specialë që përdoren nga ekspertët kanë gjetur shenja të mundshme jete, duke shpresuar kështu në një mrekulli.
Një ditë më parë në kryeqytetin e Libanit u mbajt një minutë heshtje për të kujtuar ngjarjen tragjike të një muaji më parë, ku shpërthimi i 2700 tonë nitrat amoni iu mori jetën mbi 200 personave dhe plagosi mijëra të tjerë.
Shpërthimi i fuqishëm në portin e Bejrutit nxiti protesta të dhunshme disa ditë më pas që çuan deri në dorëheqjen e qeverisë. (A2 Televizion)