Një nga 100 personat më të rrezikshëm, arrestohet në Itali një tjetër “kapo” i Ndragheta

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 12:46 | Bota
Një nga 100 personat më të rrezikshëm, arrestohet në

Ka përfunduar mbrëmjen e së enjtes arratia e Domenico Cracolici, i konsideruar një ndër 100 personat më të rrezikshëm në Itali dhe që ishte pjesë e klanit mafioz Ndragheta.

Ai u kap gjatë një operacioni të gjerë policor në një shtëpi të izoluar në Maida të Katanzaros ku u përfshinë karabinierët e Serra San Bruno, Njësia Hetimore e Vibo Valentias dhe një Skuadroni Ajror i Katanzaros.

Cracolici i kishte shpëtuar në dhjetor të 2019 një tjetër operacioni për kapjen e tij, në kuadër të një hetimi ku ai akuzohej për pjesëmarrje në organizatë mafioze.

Natën e kaluar bastisja përfundoi me kapjen e të arratisurit i cili, u gjet në gjumë, nuk bëri asnjë rezistencë. Ndërsa ishte në arrati, Cracolici shmangu një urdhër të mëtejshëm paraburgimi si pjesë e operacionit Imponimento, të kryer nga Gico della Guardia di Finanza e Catanzaro në 21 korrik 2020. Domenico Cracolici u dërgua në burgun Vibo Valentia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos