Rojet e Mbretëreshës arrestohen për vjedhje armatimi

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 11:02 | Bota
Rojet e Mbretëreshës arrestohen për vjedhje armatimi

Dy ushtarët të trupave elitë të Gardës së Mbretëreshës u vunë në pranga pasi dyshohet se kanë vjedhur municione në garnizone.

Policia e Londrës në bashkëpunim me Policinë Ushtarake dhe Ministrinë e Mbrojtjes organizuan një operacion mbrëmjen e së enjte ku sekuestruan një sasi të madhe fishekësh të kalibrit 9 mm, që zakonisht përdoren për pistoleta.

Sipas komunikatës së policisë, 2 persona u vunë në pranga dhe u dërguan në stacionin më të afërt, ku po mbahen në arrest.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi aksionin ku u arrestuan dy ushtarakët me municionin e vjedhur dhe shtoi se një hetim është duke u kryer për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos