All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

A ndikon Covid-19 te fertiliteti mashkullor? Ekspertët komentojnë dëshmitë e reja

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 10:49 | Bota
A ndikon Covid-19 te fertiliteti mashkullor? Ekspertët komentojnë
All - Paragraf - 1

Rastet më të rënda me Covid-19 mund të shkaktojnë pasoja te cilësia e spermës, duke ndikuar kështu te fertiliteti mashkullor. Kështu sugjeron një studim i ri i botuar të enjten në revistën “Reproduction”- “Riprodhimi”.

“Ky raport siguron dëshmitë e para të drejtpërdrejta që infeksioni me Covid-19 prek cilësinë e spermës dhe potencialin riprodhues të meshkujve”, thuhet në studim. Megjithatë, ekspertë të ndryshëm, jo të përfshirë në studim, shfaqën menjëherë mosbesim rreth përfundimeve të nxjerra.

All - Paragraf - 3

“Unë bëj thirrje për kujdes në interpretimin e këtyre të dhënave. Për shembull, autorët thonë që nga të dhënat vërtetohet se infektimi me Covid-19 shkakton dëmtim me pasoja të funksioneve riprodhuese mashkullore, por në fakt, tregon vetëm një lidhje të tërthortë”, thotë për CNN, Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Shefilldit.

“Edhe kur sëmuresh me grip të thjeshtë, niveli i spermatozoideve mund të bjerë deri në 0 për pak javë ose muaj. Kjo e bën të vështirë të zbulosh se rezultatet e këtij studimi kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Covid-19, apo thjesht me faktin që personat e testuar kanë qenë sëmurë”, thotë për CNN dr. Channa Jayasena, konsulente në endokrinologji dhe andrologji në “Imperial College” të Londrës.

“Është e rëndësishme të vihet në dukje se nuk ka asnjë dëshmi të pranisë së Covid-19 te spermatozoidet, dhe nuk ka asnjë dëshmi që virusi mund të transmetohet përmes tyre”, thotë Alison Murdoch, drejtuese e Qendrës së Fertilitetit në Njukasëll, Angli.

All - Paragraf - 6

Studimi në fjalë është realizuar nga Universiteti “Justus Liebig”, në Gisen (Giessen), Gjermani. Në të, janë përfshirë 84 meshkuj të infektuar me Covid-19 dhe 105 të tjerë jo të infektuar. Atyre u janë marrë kampionë sperme çdo 10 ditë për 60 ditë.

Studimi zbuloi se meshkujt me Covid-19 kishin pësuar rënie të madhe të nivelit të inflamatorëve dhe oksidativëve në qelizat e spermatozoideve. Lëvizshmëria, përqendrimi dhe forma e tyre gjithashtu kishte pësuar modifikime nga virusi. Përkeqësimi ishte edhe më i madh në rastet ku sëmundja ishte kaluar më rëndë.

“Të gjitha këto pasoja kanë ndikuar në uljen e cilësisë së spermës, kanë ulur potencialin fertilizues. Edhe pse këto efekte kanë tendencën që të përmirësohen me kalimin e kohës, mbeten të larta te pacientët që kanë kaluar Covid-19”, tha kryesuesi i studimit, Behzad Hajizadeh Maleki, një student doktorature në Universitetin “Justus Liebig”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos