
Një person është diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Konfirmimin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Bëhet fjalë për një grua 50-vjeçare e cila kishte mbërritur në vend nga Italia, pasi kishte qëndruar për dy muaj atje te të afërmit e saj.
Testimi i pacientes ka rezultuar pozitiv dhe për momentin, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, është shtruar në repartin infektiv, ku është në gjendje të qëndrueshme dhe do të mbahet aty për të paktën 14 ditë.
Ministri Filipçe tha se analizave do t’u nënshtrohen edhe të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar me zonën nga Italia për të parë nëse kanë simptoma apo janë të infektuar. (A2 Televizion)