Universitetet kineze, për shkak të seriozitetit profesional dhe programit të larmishëm, çdo ditë e më shumë po tërheqin vëmendjen e studentëve të dalluar nga vende të ndryshme të botës. Eranda Allmetaj vendosi që të ndjekë studimet e doktoraturës në Kinë, në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ajo nisi të ushtrojë profesionin e saj në të njëjtin universitet, i njohur ndryshe si “Djepi i Diplomacisë”, për shkak se aftëson dhe përgatit studentët që në të ardhmen të jenë pjesë e diplomacisë, krahas profesioneve te tjera. Ajo ka realizuar disa artikuj shkencorë, të cilët janë publikuar brenda dhe jashtë vendit. Eranda do të jetë në studio me ne për të folur mbi këtë eksperiencë të saj dhe kulturën kineze. (A2 Televizion)
Një pedagoge shqiptare në Kinë
