
Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkodër. Bëhet e ditur se një automjet tip “Porsche”, që drejtohej nga një 20-vjeçare, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës.
Për pasojë, e lënduar ka mbetur drejtuesja e mjetit dhe një 20-vjeçare tjetër e cila po udhëtonte me të. Dy vajzat janë banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes.
Sipas policisë me to udhëtonte dhe një 18-vjeçare nga Ukrainë dhe të treja janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)