Një “shtëpi bari” e jashtëzakonshme, shqiptarët kapen në Britani me mijëra rrënjë kanabis

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 19:14 | Kronikë

Policia britanike në Durham County ka sekuestruar një fermë kanabisi gjatë kësaj jave, e cila mendohet që të jetë një ndër më të mëdhatë që është zbuluar ndonjëherë në këtë rajon.

Policia mori informacion për “shtëpinë gjigante të barit” në Valley Street në Darlington dhe kur shkoi në adresë gjeti 4 shtetas shqiptar që kujdeseshin për bimët narkotike.

Pas verifikimeve, rezultoi se në ambientet e brendshme të banesës, të përshtatur nga shqiptarët, u gjetën plot 3400 rrënjë kanabis sativa, të cilat nëse do të dilnin në treg, do të arrinin një vlerë të pallogaritshme.

4 shqiptarët që u kapën brenda fermës u identifikuan si Arvit Ahmeti. Kledjan Bregu, Klevist Bregu dhe Halit Laka. Ata u dërguan në gjykatë, e cila i la në burg deri në përfundimin e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos