Një spektakël 40-tonësh para syve

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 21:45 | Fotolajme

Një balenë gjigante, me peshë 40 tonë, u ofroi disa turistëve një spektakël fantastik, në vetëm pak metra distancë. Fotot fantastike, u shkrepen nga njëri prej tyre, pranë Sidneit në Australi.

Balena shihet teksa del nga uji për të realizuar një hedhje fantastike, që mrekullon shikuesit. “Do t’i jepja notën 10”, tha 54-vjeçari John Goodridge, i cili realizoi edhe fotografitë.

Brigjet e Australisë zakonisht janë të mbushura me balena të tilla nga prilli në nëntor. Ato udhëtojnë për më shumë se 10 mijë kilometra nga Antarktida në Australi, për t’u shumuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos