All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Edhe Milan interesohet për Nedim Bajramin

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 16:39 | Futboll
Edhe Milan interesohet për Nedim Bajramin
All - Paragraf - 1

Nedim Bajrami është shndërruar në një prej emrave më të lakuar në merkato.

Pas Juventusit, Romës dhe shumë klubeve të tjera në Serinë A, tashmë mesfushori i Shqipërisë ka përfunduar në “radarët” e Milanit. Kuqezinjtë po shqyrtojnë mundësinë që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Empolin, për të mposhtur konkurrentët.

All - Paragraf - 3

Maldini e cilëson Bajramin si përforcim të nevojshëm për skemat e trajnerit Stefano Pioli, duke vlerësuar edhe rendimentin jo të kënaqshëm të Brahim Diaz këtë sezon.

Në ndeshjen Empoli-Milan, Bajrami shënoi një gol spektakolar ndaj kuqezinjve, por që nuk i shërbeu ekipit të tij për të dalë me pikë nga ajo përballje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/22/bajrami-realizon-gol-spektakolar-ndaj-milanit/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos