Ky është momenti kur uji ngjitet nga deti mbi shkëmb, duke ofruar pamjen e një ujëvare “me kokë poshtë”. Fenomeni i pabesueshëm ka ndodhur në Ishujt Faroe, në një shkëmb 470 metra të lartë. Për shkak të një vorteksi detar, uji u ngjit në majë të shkëmbit dhe e gjithë pamja u kap në video nga një 41-vjeçar vendas, i cili po shëtiste në një kodër aty pranë. Fenomeni shpjegohet nga ekspertët e motit si një vorbull ere që arrin të ngrejë ujin lart buzë shkëmbinjve të thepisur. (A2 Televizion)
Një ujëvarë “me kokë poshtë”
