Zjarrfikësit luftojnë me flakët për të shpëtuar teatrin e ndërtuar në vitin 1900

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 13:06 | Kapur në kamera

Zjarrfikësit anglezë luftuan me flakët të hënën në mbrëmje për të shpëtuar teatrin e famshëm të Londrës “Koko”. Tetë makina zjarrfikëse dhe rreth 60 efektivë punuan për disa orë për të vënë flakët nën kontroll.

I njohur më parë si “Pallati Camden”, teatri ishte i mbyllur përkohësisht për një rinovim modernizues. Në të janë mbajtur në të kaluarën koncerte të yjeve botërorë të muzikës si Madonna, Prince,  Kanye West dhe Bruno Mars.

E ndërtuar fillimisht në vitin 1900, teatri konsiderohet si një ndër godinat më me vlerë historike në kryeqytetin anglez. Shkaku i zjarrit nuk është zbuluar ende, por një pjesë e mirë e çatisë është shkatërruar nga flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos