1 milionë dollarë për një vend parkimi

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 15:04 | Lifestyle

Është një prej kryeqyteteve financiare të botës dhe aty çdo gjë kushton, nga çmimet e shtëpive, deri te një vend në varreza. Por së fundmi rezulton se mund të të kushtojë më shtrenjtë të kesh një makinë se sa një shtëpi.

Ky ishte rasti i një blerësi anonim në Hong Kong, i cili mësohet të ketë blerë një vend parkimi rreth 12,5 metra katrorë për 969 mijë dollarë amerikanë. Vendi është i hapur dhe ndodhet përballë “Qendrës”, një qiellgërvishtësi me 79 kate në zonën financiare të qytetit.

https://a2news.com/2019/09/18/qyteti-ku-nuk-ka-me-vend-as-per-te-vdekur/

Rreth godinës janë vetëm 400 vende parkimi, katër prej të cilave i kishte në pronësi biznesmeni Johnny Cheung. Edhe tre vendet e tjera raportohet se i kishte shitur për një shumë me gjashtë shifra. Rekordi i mëparshëm për një vend parkimi ishte vendosur në vitin 2018, kur u shit për 760 mijë dollarë, para një kompleksi apartamentesh luksoze. Indeksi vjetor i “Mercer Cost” për jetesën e ka cilësuar Hong Kongun si vendin më të shtrenjtë në botë për dy vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos