Një viktimë dhe mbi 1500 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 18:21 | Aktualitet
Një viktimë dhe mbi 1500 të infektuar me Covid në 24

Javët e fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë  1563 qytetarë, ndërsa raportohet që një qytetar ka humbur jetën.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3353 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1563 qytetarë, në këto bashki:

739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.

Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tropoja 87 vjeç.

Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2022)

Raste të reja ditore          1563

Të shëruar në 24 orë        725

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  3353

Testime totale               1,872,728

Raste pozitive                  290,954

Raste të shëruara              280,374

Raste Aktive                        7,063

Humbje jete                         3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4,468

Durrës                    547

Fier                                          472

Vlorë                        365

Berat                                       243

Elbasan                   223

Shkodër                                 221

Gjirokastër                            165

Lezhë                        141

Korçë                         102

Dibër                            75

Kukës                            41 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos