All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vala e re Omicron, rriten shtrimet në spital. Ndryshojnë shenjat e sëmundjes

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 15:34 | Aktualitet
Vala e re Omicron, rriten shtrimet në spital. Ndryshojnë shenjat e
All - Paragraf - 1

Vala e re e infektimeve nga nënvariantet e Omicron po rrit rastet e rënda dhe shtrimet në spital. 5 deri 8 urgjenca çdo ditë i drejtohen spitalit Covid, në QSUT.  

Aktualisht, 30 pacientët e shtruar janë të moshave mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, kryesisht diabet. Mjekët thonë se pacientët e shtruar raportojnë ta kenë kaluar edhe më parë koronavirusin. Ndërsa procesi i vaksinimit nuk është kryer i plotë.

All - Paragraf - 3

Në këtë valë të re të koronavirusit, mjeket po vënë re ndryshime të shenjave të sëmundjes. Nënvariantet e Omicron nuk po prekin vetëm mushkërinë, por po shkaktojnë probleme edhe tek organet e tjera jetësore, tek zemra dhe truri.

Megjithatë, mjekët pohojnë se këto variante janë më të lehta sesa ato që kemi kaluar gjatë pandemisë. Nga 1 000 të infektuar në ditë, 5 deri 8 përfundojnë në spital. Edhe koha e qëndrimit në pavion ëhstë përgjysmuar, nga tri javë në 10 ditë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos