Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 11:14 | Bota

Një çift prindërish, foshnja e të cilëve u hodh nga dritarja e maternitetit nga një grua, kanë vendosur që ta falin këtë grua.

Viktoria Ivanova sapo kishte lindur djalin e saj Volodya, në maternitetin e qytetit rus Sterlitamak, kur ndodhi incidenti tragjik. 29-vjeçarja Alina Araslanova kapi foshnjen dhe e hodhi nga dritarja. Bebi vdiq në vend.

Alina vetë sapo ishte bërë prind për herë të dytë kur bëri veprimin e tmerrshëm. Mediat lokale raportuan se Alina kishte qenë e shtruar në një spital psikiatrik për depresion, por kishte dalë.

Alina Araslanova

Bashkëshorti i Viktorias tha se e kanë falur Alinën dhe nuk duan që ajo të dënohet. Ai theksoi se çifti e ka pranuar atë që ndodhi dhe duan që Alina të “vazhdojë jetën e saj”. (A2 Televizion)

Prindërit që falën vrasësen e foshnjes së tyre

A2 CNN Livestream

Latest Videos