Një vit pandemi, miq dhe familjarë mund të përqafohen në Britaninë e Madhe, Johnson njofton lehtësimet

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 07:34 | Bota
Një vit pandemi, miq dhe familjarë mund të përqafohen

Miqtë dhe familjarët në Britaninë e Madhe mund të përqafohen për herë të parë pas një viti pandemie. Kryeministri Boris Johnson do të njoftojë sot lehtësimin e masave të koronavirusit, duke filluar nga 17 maji.

Pas fitores mahnitëse të zgjedhjeve lokale të laburistëve, ai do të njoftojë se suksesi i përhapjes së vaksinave lejon lehtësimin e mëtejshëm të bllokimit.

Pub-et, restorantet dhe kafenetë në të gjithë Anglinë do të mund të presin përsëri klientët brenda nga e hëna e 17 majit.

Hotelet, B&B, kinematë, teatrot dhe muzetë do të rihapen, ndërsa kufijtë për ceremonitë mortore  janë hequr

Boris Johnson do të paralajmërojë një kthim në liri sot, duke u zotuar se “Covid nuk do të na mposhtë”, raportojnë mediat britanike.

Ndërsa numri i përditshëm i vdekjeve nga Covid ra në vetëm dy me 1770 infeksione të konfirmuara, kreu i grupit të vaksinave të Oksfordit parashikoi që britanikët së shpejti do të jetonin pa maska ​​dhe distancime shoqërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos