Teksa numri i pjesëmarrësve të tubimit në Jarinje është shtuar dhe po insistojnë të kalojnë kufirin e Serbisë për të hyrë në Kosovë, kanë filluar edhe përplasjet mes tyre.
Përplasja ka filluar mes atyre të cilët po duan ta respektojnë urdhrin e policisë serbe për t’u kthyer mbrapa dhe të tjerëve të cilët po insistojnë ta kalojnë kordonin e policisë me forcë.
“Njerëz ku po shkoni, kthehuni, do të shtinë mbi ju”, është dëgjuar duke bërtitur një grua pjesëmarrëse në këtë tubim.
Në kufi kanë arritur tashmë forcat speciale të policisë serbe, të cilët janë rreshtuar para qytetarëve duke mos lejuar kalimin e kufirit nga ana e tyre.
Ndërkohë pjesëmarrës të tjerë po brohorasin: “Kosova është zemra e Serbisë”.




(A2 Televizion)