Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi një civil, arrestohen dy efektivët e policisë

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 13:08 | Kronikë
Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi një civil, arrestohen dy

Dy efektivët e Policisë së Shtetit, të përfshirë në dy ngjarje të rënda një natë më parë, janë arrestuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Një natë më parë, në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë, efektivi Ludian Zaimi qëlloi 5 herë ndaj kolegut të tij, Çaush Saliasi, pas një konflikti momental. Ai u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, i akuzuar për “vrasje me paramendim”.

“Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do të dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme”, tha AMP në një njoftim për mediat.

https://a2news.com/2022/05/23/detaje-te-reja-nga-vrasja-ne-komisariat-viktima-nen-uniforme-prej-20-vitesh/

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë ka arrestuar edhe efektivin Lutfi Gjyla, i cili duke konsumuar pije alkoolike në një bar-kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 55-vjeçarit Murteza Lika, duke e plagosur në këmbë. “Për sa më sipër, shtetasi L. GJ. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal”, tha AMP.

Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/24/efektivi-i-fnsh-se-plagosi-ne-gjendje-te-dehur-55-vjecarin-ne-kombinat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos