
Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kukësi, i cili postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Ibrahim El Salih (Lekica), sipas policisë, është person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS-it.
Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.
Materialet i kanë kaluar SPAK-ut për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)