Polici vret kolegun në një komisariat në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 21:55 | Kronikë
Polici vret kolegun në një komisariat në Tiranë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3, në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta. Punonjësi i policisë Caush Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është polici Ludian Zaimi.

Në komisariat mësohet se ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos