Pablo Escobar, në foto me djalin e dytë, i quajtur gjithashtu Pablo, në vitet 1970 Roberto u rrit nga një spiun anglez, me emrin e ndryshuar Phillip Escobar u përpoq dy herë që ta rrëmbente, por pa ia arritur Roberto me truprojat në Kolumbi Roberto në Angli Roberto (majtas, 21 vjeç) dhe Escobar 21 vjeç Sot, Roberto jeton në Majorka me gruan dhe dy fëmijët Roberto me librin e botuar ku tregon jetën e tij
Një histori e denjë për një libër thriller, e në fakt kështu ka ndodhur. Djali i parë i Pablo Escobar, të cilin pakkush e njeh, ka publikuar një libër ku tregon anën e tij të historisë, atë të djalit të madh të trafikantit më famëkeq të drogës në botë, të rritur nga një agjent sekret i shërbimit inteligjent britanik.
“Kisha dy baballarë. Atë që thërrisja baba – dhe e doja shumë – ishte njeriu që më birësoi, një anglez me emrin Patrick Witcomb. Ai ishte agjent i MI6, i cili punonte për shërbimin inteligjent britanik dhe më shpëtoi jetën kur mamaja ime, vetëm një adoleshente, u vra në një atentat në Kolumbi”, tregon Roberto Sendoya Escobar. “Por babai im biologjik ishte Pablo Escobar, gangsteri më famëkeq në botë, i cili ishte i gatshëm të vriste këdo për të më marrë”.
Pasi Witcomb e mori me vete në Angli dhe e birësoi, Roberto ndryshoi emrin dhe u quajt Phillip. Në librin me kujtimet e jetës, botuar së fundmi, ai tregon sesi agjenti i fshehtë dhe bashkëshortja ia mbajtën të fshehtë identitetin e vërtetë dhe të nënës së tij për vite me radhë.
“Babai adoptiv zyrtarisht punonte në kompaninë britanike të printimit të kartëmonedhave, por ishte një agjent i fshehtë me detyrën për t’u infiltruar mes bandave të drogës në Kolumbi. Asokohe Pablo Escobar ishte thjesht një kriminel i ri, por reputacionin e kishte të frikshëm dhe kishte nisur të binte në sy të agjencive të huaja”.
Roberto kujton ditën kur Pat dhe Joan, prindërit që e kishin birësuar, i treguan të vërtetën dhe e lejuan të takohej me babain biologjik, Pablo-n. “Ishte mbrëmja e fundvitit 1969, ishte vetëm 4 vjeç dhe ata më çuan në një hotel në Medelin. Babai po rrinte disa metra larg ndërsa mua afrua një burrë me mustaqe. E mbaj mend edhe tani, vinte një erë kolonje e lirë e përzierë me një aromë të çuditshme, që tani e di se ishte marijuane. ‘Don Roberto’, më thirri, por pasi e pa që unë mbeta i habitur shtoi: ‘Ah, po, tani je Don Felipe!’. Nuk ndihesha i kërcënuar prej tij, folëm për disa minuta dhe në fund më tha ‘lamtumirë, do të shihemi përsëri. Dhe mos e harro kurrë, ti je një Escobar’. Nuk e kisha idenë se për çfarë po fliste dhe kur pyeta babain tim më tha se ishte thjesht një person me të cilin na lidhte puna”.
Me kalimin e viteve, dhe kërcënimet e Escobar për të rimarrë të birin, agjenti britanik e transferoi djalin e vogël në Bogota, për të shmangur rrëmbimin. Një përpjekje ndodhi, por fatmirësisht truproja i caktuar nga babai adoptiv, arriti të vriste grabitësin e dërguar nga Pablo.
Për të shmangur rreziqe të mëtejshme, unë u dërgova në Angli, për të vazhduar shkollën. Por me t’u rikthyer në Bogota për pushimet e verës, Escobar do të përpiqej sërish të rrëmbente atë që në fakt ishte djali i tij. Edhe një herë grabitësi do të dështonte. Por në shenjë hakmarrje, Escobar do të urdhëronte vrasjen e truprojës së Roberto-s. Një mesazh edhe për babain e tij adoptiv, Pat, se kush komandonte... (A2 Televizion)