All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Shumë njerëz thonë se është patriotike të mbash maskë, nuk ka njeri më patriot se unë”

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 09:15 | Bota
“Shumë njerëz thonë se është patriotike të
All - Paragraf - 1

Presidenti amerikan Donald Trump duket se është tërhequr nga ideja që maskat mbrojtëse të fytyrës nuk duhen mbajtur me detyrim. Në një postim në Facebook, Trump tha se mbajtja e saj është një veprim patriotik.

“Jemi të bashkuar në përpjekjet për të mundur virusin e padukshëm kinez dhe shumë njerëz thonë se është patriotike të mbash maskë në fytyrë kur nuk ruan dot distancimin social. Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar!”, shkroi Trump.

All - Paragraf - 3

Deri para pak ditësh, presidenti kishte refuzuar të mbante maskë në publik, por gjatë një vizite në një spital u shfaq për herë të parë para mediave me gojën dhe hundën e mbuluar.

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan 56750 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave të raportuara është 372. Në total, në SHBA janë konfirmuar 3 830 010 raste me Covid-19, ndërsa numri total i viktimave ka arritur 140 900. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos