Njeriu plastik, “superheroi” që do të shpëtojë njerëzit nga plazhi i plehrave

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 10:36 | Lifestyle

Brigjet e një plazhi në Senegal janë mbushur me aq shumë mbeturina saqë pjesa më e madhe e rërës është e mbuluar, por një burrë po përpiqet të ndërgjegjësojë njerëzit për rreziqet e plastikës. Aktivisti Modou Fall, të cilit tashmë i ka mbetur pseudonimi “Njeriu plastik”, pozon gjithmonë nëpër foto në plazhin e ndotur Yarakh të Senegalit.

Një ish-ushtar, 49-vjeçari, baba i tre fëmijëve, thotë se ndotja plastike është një fatkeqësi ekologjike. "Është një helm për shëndetin, për oqeanin, për popullatën”. Nuk është kostum, thotë ai teksa i kërkon kujtdo që të vetëdijesohet për problemet e plastikës. Duke ecur, fijet dhe copat e plastikës i varen nga krahët dhe këmbët, ndërsa në gjoks mban të varur një shenjë që shkruan në frëngjisht: “Jo qeseve plastike!”.

Aktivisti për vite me radhë ka vizituar qytete në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe është themeluesi i një shoqate mjedisore, të quajtur “Senegali i pastër”. Projektet e tij synojnë të rritin ndërgjegjësimin përmes fushatave arsimore dhe të nxisin riciklimin e mbetjeve.

Në vitin 2020, Senegali miratoi një ligj që ndalonte disa produkte plastike. Por sasia e mbeturinave plastike në plazhin Yarakh tregon se vendi nuk po e zbaton ligjin. “Ndryshimi i klimës është real, kështu që ne duhet të përpiqemi të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës, të ndryshojmë sjelljen tonë për t'u përshtatur më mirë me të”, thotë Fall. Ai tregon se disa njerëz e shohin si të çmendur, por më pas ndryshojnë mendim sapo nis e flet për ndotjen e mjedisit dhe synimet e tij për plazhe më të pastra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/05/kodra-pas-bregut-dengu-20-metra-i-larte-me-rroba-te-perdorura-pushton-plazhin/
https://a2news.com/2022/11/26/vendi-alien-ne-toke-eshte-kthyer-ne-koshin-e-plehrave-te-te-gjithe-botes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos