Njihuni me artistin më popullor në botë, falë Spotify dhe TikTok

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 15:41 | Showbiz
Njihuni me artistin më popullor në botë, falë Spotify dhe

The Weeknd është artisti më popullor në botë. Këngëtari kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, është artisti më i njohur i muzikës në botë, sipas raportit të rekordeve botërore Guinness, i cili përpiloi dhe analizoi të dhënat e Spotify nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës.

Kompania diskografike e Weeknd ka konfirmuar se këngëtari është bërë artisti me numrin më të madh të dëgjuesve mujorë në Spotify, duke arritur në 111.4 milionë pak ditë më parë, por gjithashtu edhe artisti më i mirë në platformën e transmetimit që ka arritur shifrën 100 milionë dëgjues mujorë.

Guinness World Records thekson gjithashtu se The Weeknd aktualisht ka afro 30 milionë dëgjues më shumë se Miley Cyrus, e cila zuri vendin e dytë në tabelë me 82.4 milionë dëgjues; e ndjekur nga 81.6 milionë të Shakiras.

Ariana Grande ka 80.6 milionë, Taylor Swift 80.2 milionë, Rihanna 78.5 milionë dhe Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues në SpotifW vijnë pas publikimit të remiksit të tij të Die For You me Ariana Grande, i cili u bë viral në TikTok dhe u përdor si audio në të gjitha platformat sociale.

Këta nuk janë titujt e parë të rekordeve Guinness për këngëtarin. Në vitin 2016 ka marrë dy certifikata; një për albumin më të transmetuar në Spotify në 2015 dhe një tjetër për shumicën e javëve të njëpasnjëshme në Top 10 të Billboard's Hot 100 nga një artist solo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos