






Wolfgang Porsche, menaxheri miliarder gjermano-austriak, anëtar i familjes themeluese të markës së njohur të automjeteve luksoze ka nisur procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshortja. Arsyeja?
Gruaja e tij Claudia Hubner vuan nga demenca. Sëmundja ka bërë që 74-vjeçarja të pësojë një ndryshim total të personalitetit, deri në atë pikë sa pati pasoja në jetën e çiftit.
Ndërkohë, 79-vjeçari Porsche përveç procedurave të ndarjes ka nisur edhe një lidhje të re.
Wolfgang Porsche dhe gruaja e tij Claudia jetojnë bashkë që nga viti 2007 dhe janë martuar në vitin 2019. Ajo ka qenë këshilltare në qeverinë gjermane.
Lajmin për sëmundjen dhe divorcin e afërt e raportoi britanikja Mirror. Ndërkohë, raportohet se Hubner prej disa muajsh nuk mund të lëvizë e vetme. Ajo tashmë është 24 orë në prezencën e asistentëve.
Kush është Wolfgang Porsche?
Wolfgang Porsche është aksioner dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Porsche Automobil Holding SE dhe Porsche AG. Djali më i vogël i Ferdinand Porsche dhe Dorothea Reitz, ai është vëllai i vogël i Ferdinand (Butzi) Porsche, projektuesi i Porsche 911. Ai ishte i martuar me regjisoren dhe skenaristen Susanne Bresser (me të cilën kishte dy fëmijë) nga viti 1988 derisa u divorcuan në vitin 2008. Pasuria e familjes Porsche vlerësohet të jetë 30 miliardë dollarë. (A2 Televizion)