John Caudwell është një nga personat më të pasur në Britaninë e Madhe, dhe sigurisht taksapaguesi më i madh, me më shumëse 230 milionë euro në 5 vitet e fundit.
Por pronari 67-vjeçar i kompanisë të telefonisë Phones 4U, që ka shitur kohët e fundit krijesën e tij për 1.8 miliardë euro, tashmë ka vendosur të relaksohet me gruan 36 vjeçare Modesta Vzesniauskaite, ish- atlete olimpike, dhe të shijojë ëndrrën e tij të tre viteve të fundit, shtëpinë më magjepsëse dhe të shtrenjtë në Londër.
John Caudwell dhe bashkëshortja Modesta Vzesniauskaite Pamjet e pallateve para se të rikonstruktoheshin Pamjet e pallateve para se të rikonstruktoheshin Pamjet pas rikonstruktimit Pamjet pas rikonstruktimit Harta e pronës, ku shihet lidhja nëntokësore mes tyre Pamjet pas rikonstruktimit Pamjet pas rikonstruktimit Pamjet pas rikonstruktimit Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Caudwell, shiti perandorinë e tij të telefonisë për 1.7 miliardë euro Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Pallati nga lart Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Ambientet e ndryshme të shtëpisë madhështore Pamjet pas rikonstruktimit
Caudwell bleu në vitin 2012 dy pallate në zonën ekskluzive të Mayfair në kryeqytetin anglez, nga vëllai i sulltanit të Bruneit, për rreth 96 milionë euro.
Pallatet, e shekullit 18-të dhe 19-të, ishin afër njëra tjetrës por totalisht të pavarura. Ideja e Caudwell ishte t’i bashkonte, me një ambient gjigant nëntokësor ku ka ndërtuar pishina, kinema dhe ambiente argëtimi të ndryshme, me një luks të shfrenuar.
Vetëm arredimi i pronës tashmë të bashkuar ka kaluar 77 milionë eurot, por sipas tij sigurisht ia vlente.
Tashmë prona vlerësohet si më e shtrenjta e kryeqytetit, me një vlerë rreth 300 milionë euro. (A2 Televizion)