Njihuni me “ultramakinën” e parë në botë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 15:57 | Teknologji

SP Automotive ka krijuar atë që quan “ultramakina e parë në botë”. Bëhet fjalë për SP Chaos, që mendohet se zotëron teknologji shumë të avancuar.

Disa pjesë të kësaj makine janë të printuara në 3D, ndërkohë që prodhimi i saj është bërë duke aplikuar modele të industrisë hapësinore, gjë që ndodh për herë të parë në një makinë.

Motori V10 i kësaj ultramakine ka 2048 kuaj fuqi dhe mendohet se shpejtësia e saj maksimale mund t’i kalojë 500 km/h. Ndërkohë, nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 1,9 sekonda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos