Njoftimi nga gjykata, Duka e Shulku njihen të premten me masën e pezullimit

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 14:50 | Futboll
Njoftimi nga gjykata, Duka e Shulku njihen të premten me masën e

Edhe pse në Asamblenë e zhvilluar, këtë të mërkurë, u deklarua se procesi ishte i rregullt, gjykata lë të kuptohet e kundërta.

Sipas njoftimit për media, drejtuesit e FSHF-së mbeten të pezulluar nga ushtrimi i çdo detyre, ashtu sikurse u vendos në masën penale të datës 28 shkurt.

Presidenti i federatës së futbollit, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, sekretari i Shoqatës Rajonale Tiranë, Ardian Haçi dhe kryetari i Komisionit të Verifikimit, Koço Kokëdhima, duhet të paraqiten personalisht të premten, më 4 mars, në seancën për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë.

https://a2news.com/2022/03/02/caktohet-data-e-re-zgjedhjeve-per-president-te-fshf/

Në këtë mënyrë, forcohen dyshimet për vlefshmërinë e Asamblesë së zhvilluar, ku zgjedhja e presidentit u shty me afro dy javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos