Njohja e Kosovës nga Izraeli, Cakaj takon ambasadorin Noah Gal Gendler

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 19:33 | Aktualitet
Njohja e Kosovës nga Izraeli, Cakaj takon ambasadorin Noah Gal Gendler

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit, vendim ky që u arrit në takimin mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.” - shkruan Cakaj në Facebook.

Gjithashtu, ministri Cakaj bisedoi me diplomatin izraelit dhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos