“Non grata”, Krim dhe Drejtësi

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 23:29 | Kronikë
“Non grata”, Krim dhe Drejtësi

Padia e Berishës ndaj Blinken, Bajrami: Një terren i panjohur nga jurisprudenca shqiptare

Padia që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken është diskutuar në studion e “Absolut 4” me gazetarët Armand Bajrami, Anila Hoxha dhe Jul Kasapi.

Sipas gazetarit të A2, Armand Bajrami edhe ekspertët janë të paqartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe për mënyrën sesi mund të legjitimohet si palë në proces

“Që nga konferenca e zotit Berisha kam kontaktuar me disa ekspertë që nuk kanë dijeni të qartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe për mënyrën sesi mund të legjitimohet si palë në proces kur padia bëhet nga një shqiptar ndaj një amerikani”. (për më shumë)

“Shpallja non grata nuk është vendim personal”, Anila Hoxha: Berisha, në pozitë të vështirë pas padisë

Për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vendimmarrje personale, por në të përfshihen shumë institucione. E ftuar në Absolut 4, Hoxha theksoi se ish-kryeministri Berisha do të jetë në pozitë të vështirë pas ngritjes së padisë ndaj zotit Blinken.

“Tokë e pashkelur dhe e panjohur nga ekspertët, por shpallja i padëshiruar nuk është vendimmarrje personale, por që përfshihen disa institucione. Do të jetë në pozitë të vështirë zoti Berisha pas kësaj vendimmarrjeje”. (për më shumë)

Padia e Berishës ndaj Blinken, Kasapi: Nuk e di sa mund ta lejojë ligji

Gazetari i A2 CNN Jul Kasapi shprehet se debati politik dhe juridik për padinë që ish-kryeministri Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, do të jetë në atë që kjo mund t’i bëhet një personi apo institucioni. Në Absolut 4 ai thotë nuk e di sa mund ta lejojë ligji një gjë të tillë. (për më shumë)

Dënimi me dy vite burg i Llallës, Kasapi: Pozitiv është konfiskimi i pasurisë

Gazetari i A2, Julian Kasapi, deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se lajm i mirë është fakti që po funksionon konfiskimi i pasurive, në lidhje me dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Po funksionon konfiskimi i pasurive. Rëndësi ka që të mbërrihet në këtë pikë. Por, njerëzit pyesin nëse do të bëjë burg apo jo. Të presim dhe të shikojmë vendimet e SPAK-ut. Është një hap më tej dhe është pozitiv konfiskimi i pasurisë. Mendoj se është shembull i mirë”, deklaroi Kasapi.(për më shumë)

Dënimi i ish-kryeprokurorit, Anila Hoxha: Të shkarkuarit nga vetting-u mund të kenë të njëjtin fat

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se “njerëzit e drejtësisë, të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat” me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili u dënua me dy vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

“Drejtësia, të paktën shkalla e parë, e përktheu me vendim atë që shkruhet në sallën e gjykatës: “Drejtësia është e barabartë për të gjithë”. Por, përtej rastit “Llalla”, njerëzit e drejtësisë të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat me ish-prokurorin e përgjithshëm. Shumë pjesëtarë të kupolës së drejtësisë do të kenë ditë të vështira, si Adriatik Llalla. Kjo e sotmja ishte ditë e rëndësishme”, deklaroi Hoxha. (për më shumë)

Vrasjet e javëve të fundit, Bajrami: Moseficencë e organeve të zbatimit të ligjit

Gazetari i A2, Armand Bajrami, në studion e “Absolut 4” deklaroi se ngjarjet e rënda kriminale të javëve të fundit tregojnë “një panoramë moseficence të organeve të zbatimit të ligjit”.

“Ekzekutimi në Vlorë ishte i tmerrshëm. Edhe ekzekutimi 24 orë më pas në Elbasan, apo ai në Shkodër janë ngjarje shumë të rënda kriminale, që krijojnë një panoramë moseficence të organeve të zbatimit të ligjit. Prokuroria e Vlorës nuk ka asnjë provë që mund të lidhë persona të caktuar me ngjarjen. Edhe vrasja në Elbasan nuk ka ende persona të arrestuar. Ndoshta është mungesë e zotërimit të territorit ose rënie e rrjetit të informatorëve të Policisë së Shtetit. (për më shumë)

“Gërdeci” dhe “21 janari”, Hoxha: A është vulosur drejtësi? Publiku ka pikëpyetje

Opinioni publik vazhdon të ketë pikëpyetje sa i takon drejtësisë për sy çështjet më të mëdha Gërdecit dhe 21 janarit, ku ka qenë të përfshirë aleatë dhe ministra dhe familjarë të ish-kryeministrit Berisha. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4 gazetarja Anila Hoxha, e cila thekson se vendimmarrjet e drejtësisë së asaj kohë kanë qenë të ndikuara politikisht.

“Drejtësia në vend për Gërdecin dhe 21 janarin, të gjithë thonë ka folur, por ne themi; a ka dhënë drejtësi dhe a ka vulosur drejtësi? . Opinioni publik vazhdon të ketë pikëpyetje sa i takon të gjitha gjykatave të të gjitha shkallëve. Por nëse kthemi pas në kohë ne mbajmë mend të gjithë luftën e ashpër që u zhvillua ndaj prokurores Ina Rama. Akuza të forta që i takon refuzimit dhe policisë për të ekzekutuar disa urdhër-ndalime ndaj zyrtarëve të gardës dhe aty u kuptua sa e fortë ishte influenca. (për më shumë)

Kasapi: Vrasësit e Vlorës nuk janë profesionistë

Gazetari Julian Kasapi tregon detaje mbi vrasjet e bujshme të javëve të fundit në vend. (për më shumë) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos