Nuancë portokalli në tempujt grekë, qytetarët shijojnë hënën e plotë të gushtit

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 14:01 | Lifestyle

Muzetë dhe zonat arkeologjike në Greqi, qëndruan hapur deri në orët e vona të së shtunës, për t’i dhënë mundësi publikut të shijonte panoramën magjike, të ofruar nga hëna e plotë e gushtit.

Hëna e plotë, e cila reflektoi një nuancë portokalli tek kolonat e mermerta të tempullit të Poseidonit, u shfaq fillimisht të shtunën dhe do të arrijë kulmin të dielën, më 22 gusht.

Aktivitete të ndryshme kulturore janë organizuar rreth vendit si pjesë e festimeve vjetore për hënën e plotë të gushtit, me muzetë dhe sitet arkeologjike qe do të qëndrojnë hapur më shumë se zakonisht. 

Një koncert me piano u mbajt në tarracën e muzeut të Akropolit, me pamje nga tempulli I ndriçuar i Partenonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos