"Nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident", Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar për Gërdecin

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 16:44 | Aktualitet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Përmes avokatëve, Mediu i tha gjykatës se kjo është rruga më e drejtë dhe më e ndershme për të provuar pafajësinë. Në gjykimin e zakonshëm avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët, pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të Gërdecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos