Ishte një nga personazhet më të ndjekura në Instagram, modeli dhe eksperti i "fitnesit" ukrainas Dmitry Stuzhuk, me më shumë se 1 milion ndjekës, jo vetëm nga vendi tij.
Fiziku perfekt, jeta luksoze dhe filozofia e jetës së shëndetshme e kishin shndërruar në një personazh të njohur në rrjetin social. Por në asnjë nga qindra fotot që postonte nuk shihej prania e ndonjë maske, edhe pse vendi i tij regjistron pothuajse 300 mijë të infektuar dhe 5600 viktima. Kjo sepse Stuzhuk nuk i besonte alarmit për COVID-19, madje e injoronte dhe dyshonte për ekzistencën e tij.
Dmitry Stuzhuk ka ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me COVID-19 Ukrainasi ekspert i fitnesit dhe dietave kishte mbi 1 milion ndjekës në Instagram Jeta luksoze dhe vëmendja për fizikun e kishin shndërruar në një model për të rinjtë e vendit lindor Lajmin e vdekjes e dha ish-bashkëshortja nga e cila sapo ishte ndarë në mënyrë miqësore Stuzhuk nuk i besonte rrezikut të pandemisë të COVID-19 Dmitry Stuzhuk Dmitry Stuzhuk Dmitry Stuzhuk Dmitry Stuzhuk me ish-bashkëshorten, me të cilën kishte 3 fëmijë Dmitry Stuzhuk
Gjithçka ndryshoi në mënyrë të befasishme dhe tragjike pas një udhëtimi në Turqi. Djaloshi 33-vjeçar u gjet fillimisht pozitiv dhe më pas u shtrua në spital për vështirësi në frymëmarrje.
Vetë Stuzhuk 3 ditë më parë shokoi fansat e tij me një foto ku paraqitet me resipirator, dhe ku kërkon falje për nënvlerësimin e situatës. “Dua të shihni që jam i sëmurë, paralajmëroj të gjithë, nuk është aspak e lehtë. Është diçka e rëndë, nuk kalon shpejt”, ishin fjalët e tij.
Sot, ish-gruaja e tij, që i kishte dhënë edhe tre fëmijë, zyrtarizoi vdekjen e Stuzhuk, duke pohuar gjendjen e rëndë të orëve të fundit. (A2 Televizion)