Nuk deklaroi paratë në kufi, malazezit i sekuestrohen mbi 16 mijë euro

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 16:08 | Kronikë
Nuk deklaroi paratë në kufi, malazezit i sekuestrohen mbi 16 mijë

Një 26-vjeçar nga Podgorica e malit të Zi është proceduar penalisht nga policia shqiptare në Rinas, pasi nuk kishte deklaruar në kufi 16.930 euro.

Ato iu gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrollit në çantën e dorës.

Njoftimi i Policisë Rinas

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. V.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16.930 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. V., 26 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos