Atentat te mbikalimi i Kasharit, ndërron jetë një person  

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 23:18 | Kronikë

Sipas burimeve të A2 CNN, një person ka humbur jetën gjatë natës si pasojë e një atentati me armë zjarri, i ndodhur në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në mbikalimin e Kasharit, ndërkohë që viktima, e identifikuar si shtetasi Iljiaz Cali, banues në Vorë, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.

Pamje nga ngjarja

Sipas informacioneve, viktima udhëtonte me një mjet tip Land Rover me targa AB988AS.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të kuptuar dinamikën dhe për të identifikuar autorët e vrasjes. Sipas burimeve, forcat e policisë po hetojnë mbi një mjet të braktisur rrugës për në Elbasan, që mund të  jetë i lidhur me ngjarjen e rëndë.  

Ngjarje në zhvillim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos