Nuk dha shpjegime sepse ishte i lidhur me aparatura, lihet në “arrest shtëpie” mjeku Fitim Marku

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 15:27 | Kronikë
Nuk dha shpjegime sepse ishte i lidhur me aparatura, lihet në “arrest

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për mjekun Fitim Marku. Për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.

Më herët, gjatë ditës, mjeku anestezist i arrestuar të premten te Trauma pas dyshimeve për “korrupsion”, është shoqëruar në ambientet e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore. Për këtë shkak, seanca gjyqësore e caktimit të masës së sigurisë ndaj tij, u zhvillua në ambientet e spitalit.

https://youtu.be/32w7H5Yg_zE

Operacioni për arrestimin e mjekut Fitim Marku, koleges së tij dhe infermieres, i koduar “Skaneri”, u realizua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila kishte angazhuar disa agjentë të infiltruar si pacientë, pas informacioneve të shumta nga qytetarët se mjekët e Spitalit të Traumës kërkonin ryshfet.

Pamjet e daljes së mjekut në pranga, i shoqëruar nga efektivë policie me maska, bënë xhiron e rrjetit dhe u kritikuan nga përfaqësues të komunitetit të mjekëve, i shfaqje e shëmtuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/23/arrestimi-i-mjekut-prokuroria-jep-detaje-te-perfshire-edhe-dy-persona-te-tjere/
https://a2news.com/2022/09/24/arrestimi-i-bujshem-i-mjekeve-reagon-shoqata-e-anestezisteve-dhe-reanimatoreve-te-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos