
Fitim Marku, mjeku anestezist i arrestuar të premten te Trauma pas dyshimeve për "korrupsion", është shoqëruar në ambientet e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.
Për këtë shkak, seanca gjyqësore e caktimit të masës së sigurisë ndaj tij, do të zhvillohet në ambientet e spitalit.
Operacioni për arrestimin e mjekut Fitim Marku, koleges së tij dhe infermieres, i koduar "Skaneri", u realizua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila kishte angazhuar disa agjentë të infiltruar si pacientë, pas informacioneve të shumta nga qytetarët se mjekët e Spitalit të Traumës kërkonin ryshfet. (A2 Televizion)