Nuk do marrë pjesë në funeral, Putin kryen homazhe për ndarjen nga jeta të Gorbachev

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 15:58 | Bota
Nuk do marrë pjesë në funeral, Putin kryen homazhe për

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri homazhe për ndarjen nga jeta të liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev. Megjithatë, shefi i Kremlinit nuk do të marrë pjesë në funeralin e tij që mbahet të shtunën. Gjatë homazheve, Putin vendosi një buqetë me trëndafila të kuq.

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik u nda nga jeta më 30 gusht, në moshën 91-vjeçare. Gorbachev u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de facto u bë lider i vendit në vitin 1985. Në atë kohë ai ishte 54 vjeç, anëtari më i ri i këshillit udhëheqës dhe u pa si një njeri që do të sillte pak “ajër të freskët”, pas liderëve në moshë që kishin drejtuar deri në atë kohë.

https://a2news.com/2022/08/31/kremlini-gorbachev-lider-historik-por-romantik-me-perendimin/

Në rrafshin diplomatik, arriti disa marrëveshje për kontrollin e armëve me SHBA-në, refuzoi të ndërhyjë kur liderët e Europës Lindore u ngritën kundër udhëheqësve të tyre komunistë dhe i dha fund luftës së përgjakshme sovjetike në Afganistan, që vazhdonte pa pushim që prej vitit 1979. Përmes politikës së tij të hapur, ai i lejonte njerëzit që të kritikonin qeverinë e tij, në një mënyrë që askush nuk e kishte menduar më parë se mund të ndodhte.

Në vitin 1991, Gorbachev, pas një grushti shteti të kundërshtarëve të vijës së ashpër komuniste, pranoi të shpërbëjë Bashkimin Sovjetik dhe u largua nga detyra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/31/sovjetiku-i-fundit-jeta-ne-foto-e-mikhail-gorbachev/

A2 CNN Livestream

Latest Videos